leoni

Kandidati socialist në Dibër, Muharem Rama mori 18. 602 vota, Sherefedin Shehu i PD-së 14. 435 vota

Në deklaratën e parë publike pas shpalljes fitues në zgjedhjet e së dielës, Muharem Rama nga Partia Socialiste u zotua për mbajtjen e të gjitha premtimeve të bëra në fushatën për Bashkinë e Dibrës. Rama tha se kjo është një ditë e madhe për Dibrën e Dibranët, ndërsa puna e parë që do të bëjë si kryebashkiak i qytetit veri-lindor do të jetë infrastruktura. “Kjo është një ditë e madhe për Dibrën dhe këtë fitore ja kushtoj elektoratit. Do të jetë infrastruktura, që është në gjendje të mjerueshme”, deklaroi ai. Pas përfundimit të 118 kutive në total, Kandidati i ASHE, Muharem Rama mori 18602 vota, ndërsa kandidati i opozitës, Sherefedin Shehu 14435 vota. Numërimi i votave nisi rreth mesnatës dhe u ndërpre në orët e para të mëngjesit, për të vijuar paraditen e së hënës. Ndërkohë, Damian Gjiknuri, si koordinator në fushatën e Muharem Ramës dhe se shumica mori besimin e dibranëve. “Morëm besimin e elektoratit të Dibrës dhe koalicioni ka qenë pjesë e kësaj fitoreje. Ne ju sollëm një njeri, ata ju sollën një slogan”, deklaroi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …