Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lansuar avionët e tyre supersonik “B-1” mbi Korenë e Jugut, për të treguar forcën vetëm pak ditë pasi Koreja e Veriut kreu testin e pestë bërthamor. Dy avionë “B-1” kanë kryer fluturime në lartësi të ulët mbi një bazë ajrore të vendosur rreth 77 km. nga kufiri. Testi i fundit bërthamor i Penianit mendohet të jetë më i madhi i kryer ndonjëherë. Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Veriun me “pasoja serioze” pas testit. Avionët “B-1” janë në gjendje të mbajnë raketa bërthamore dhe bomba që mund të shkatërrojnë edhe bunkerë nëntokësorë. Fluturimi i avionëve ishte planifikuar për të hënën, por u shty për shkak të kushteve të motit në lokalitetin Guam, ku avionët janë vendosur.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …