leoni

Janë regjistruara 8 raste me sëmundjen gungore të kafshëve në territorin e Malishevës  

Drejtoria e Inspektoratit, ka bërë të ditur, se deri më tani në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruara tetë raste të sëmundjes gungore të kafshëve. Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të mbajtur sot. Ndërsa sa i përket situatës epidemiologjike nga EHKK, u bë e ditur, se janë ulur të gjitha masat, pasi tani, pothuajse nuk ka fare raste të thumbimeve nga rriqrat.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, duke drejtuar mbledhjen e sotme të rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ka kërkuar që të vazhdohet me projektet e planifikuara, si dhe kërkoi nga drejtoritë që të vazhdojnë me ecurinë e programeve të tyre dhe planifikimeve të bëra për këtë vit, duke mos lejuar që të shkaktohen vonesa në realizimin e tyre.

Drejtori i Inspektoratit, Fadil Shala, ka bërë të ditur se “inspektorët komunal, janë në përcjellje të vazhdueshme të sëmundjes gungore të kafshëve, dhe gjatë javës së kaluar, janë regjistruar katër raste të reja, duke e rritur numrin në tetë raste gjithsejtë (edhe pse deri para dy javëve, territori i Malishevës, nuk ishte i prekur nga kjo sëmundje)”. Po ashtu Shala, ka bërë të ditur, se inspektorët kanë qenë shumë aktiv ditëve të fundit, duke i kontrolluar të gjitha dyqanet dhe marketet.

Ndërsa drejtori i shëndetësisë, Hajdin Berisha, duke raportuar në mbledhjen e sotme, njoftoi se zyrtarisht, pas mbledhjes së fundit të Këshillit Ndërministror, për luftimin dhe parandalimin e EHKK, janë ulur masat sa i përket kësaj sëmundje, pasi përveç faktit se nuk kemi pasur raste të prekura nga ethet hemorragjike, edhe rastet e thumbimeve nga rriqrat kanë rënë, pothuajse në zero, dhe rrjedhimisht është ulur edhe gjendja e gatishmërisë. ”Mund të themi lirisht se kemi kaluar edhe një vit të suksesshëm në këtë drejtim”, tha Berisha.

Sa i përket investimeve kapitale dhe realizimit të projekteve, drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina, ka bërë të ditur se është duke u vazhduar në realizimin e projekteve dhe disa tjera janë në proces e sipër të fillimit të punimeve. Drejtori Morina,  po ashtu ka bërë të ditur se në tri projekte, ka pengesa pronësore por të cilat do të tejkalohen dhe projektet do të realizohen brenda afateve të parapara.

Kurse në arsim, drejtori i arsimit në Malishevë, Avdi Morina, tha se këtë javë, do të fillohet me aplikimin e mësimit përmes monitorëve, dhe ky projekt do të filloj të realizohet në Sh.F.M.U. “Ismail Qemali” në Bellanicë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …