Edita Tahiri, paralajmëroi se Qeveria e Kosovës do të emërojë një grup pune për hartimin e statutit të Asociacionit, por kjo ka ndeshur në kundërshtime të serbëve të Kosovës, dhe konsiderohet si një përpjekje e re për obstruksion ndaj formimit të AKS. Nëse me të vërtetë ndodh formimi i ndonjë “grupi paralel”, sipas paralajmërimeve jozyrtare, ekipi menaxhues serb për formimin e AKS-së do të kërkojë mbrojtje nga Brukseli, shkruan sot “Novosti” i Beogradit. Sipas marrëveshjes së arritur ekipi është i formuar qysh më 2013, përbërja e të cilit u ndryshua javën e shkuar, në të cilin u përfshinë edhe përfaqësuesit e pjesë jugore të Krahinës, siç vazhdojnë ta quajnë serbët shtetin e pavarur të Kosovës. Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini ia ka thënë ministrit, Enver Hoxhajt, se është “me rëndësi thelbësore” zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialogun midis Beogradit e Prishtinës dhe se “të dy palët duhet të bëjnë hapa domethënës pa vonuar” për realizimin e tyre. Serbët kanë deklaruar se do ta informojnë Brukselin për çdo shmangie të marrëveshjes së arritur që kanë të bëjnë me AKS-në, duke u mbështetur posaçërisht në nenin 21 të Parimeve të harmonizuara në gusht të vitit të kaluar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …