QKMF në Skenderaj bëhet edhe me një autoambulancë dhuruar nga bashkatdhetari Blerim Selimi

Qendra e Mjekësisë Familjare në Skenderaj ka përfituar një autoambulancë donacion nga bashkatdhetari Blerim Selimi nga Kuçica e Skenderajt që punon dhe jeton në Suedi. Autoambulanca e pranuar është e treta që i është dhuruar QKMF-së brenda dy viteve nga z.Selimi, pasi në shtator të vitit 2014 i njëjti kishte dhuruar dy autoambulanca të tjera, që vazhdojnë të kryejnë shërbime për qytetarët e Skenderajt.

Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Skenderaj Enver Gashi, me rastin e pranimit të autoambulancës, në emër të Komunës së Skenderajt ka falënderuar z.Blerim Selimi për kontributin e tij në sigurimin e këtij automjeti shumë të nevojshëm për rritjen e efikasitetit të shërbimeve emergjente në QKMF. Ai ka sqaruar se autoambulanca e pranuar është e kompletuar me të gjitha pajisjet përcjellëse që i nevojiten një automjeti të ndihmë së shpejtë dhe është e gatshme për shërbim për qytetarët.

Ndërsa bashkatdhetari Blerim Selimi u shpreh i lumtur për realizimin e kësaj ndihme për QKMF-në, duke shpresuar se autoambulanca e pranuar do t’u shërbejë qytetarëve të Skenderajt për shërbim të shpejtë dhe efikas.

Vlera e përafërt e autoambulancës së pranuar është rreth 35 mijë euro, ndërsa automjeti me të gjitha pajisjet përcjellëse është i gatshëm për shërbime të shpejta dhe transport të pacientëve në rastet emergjente.

QKMF në Skenderaj për dy vite ka përfituar në formë donacioni tri autoambulanca falë kontributit të z. Blerim Selim nga Kuçica e Skenderajt që jeton dhe punon në Suedi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …