Komisioneri për Migracion dhe Punë të Brendshme të BE-së, Dimitris Avramopolous gjatë takimit me ministrin e punëve të jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se kilometri i fundit për të lëvizura pa viza në Evropë, nuk do të zgjasë më shumë. Ai ka thënë se muajve të fundit, së bashku me Qeverinë e Kosovës kanë punuar për t’i tejkaluar pengesat e fundit që nuk janë arritur ende, në mënyrë që të arrijmë atë moment ku qytetarët e Kosovës t’i gëzojnë të drejtat dhe t’i gjejnë dyert e hapura për të lëvizur pa viza në Evropë. Enver Hoxhaj, ka kërkuar vendim pozitiv në javët që vijnë sapo të përmbushen këto kritere.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …