Gjykata e Apelit e Kosovës ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj gjashtë aktivistëve të Vetëvendosjes, të dyshuar për terrorizëm. Në këtë mënyrë Apeli ka refuzuar si të pabazuara, ankesat e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe avokatëve mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 1.nëntor 2016. Sipas këtij aktvendimi, tre të pandehurve i është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa tre të tjerëve masa e arrestit shtëpiak. Të gjithë këta po dyshohen nga na e prokurorisë se kanë kryer veprën penale “kryerje e veprës terroriste” nga neni 136 lidhur me nenin 135, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa një i pandehur edhe për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve. Gjykata e Apelit vlerëson se në rastin konkret janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak, të parapara konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …