Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një takim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin ka deklaruar se tryezat dhe kauzat e përbashkëta nënkuptojnë bashkim kombëtar, për dallim prej titujve bombastikë që i shohim në media. Veliaj është shprehur i impresionuar me frymën e punës në Komunën e Prishtinës, që vlen më shumë se të ardhurat, financat apo çka do tjetër. Ndërkohë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bëri të ditur se gjatë takimit me Veliajn, kanë konkretizuar idetë për takimin e radhës që do të mbahet në Tiranë më 26 dhe 27 nëntor të këtij viti, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Tetova, Presheva e Ulqini. Në bisedimet e këtij takimi do të përfshihet digjitalizimi, mjedisi, transporti e fusha të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …