Nisen punimet e asfaltimit të rrugës në Gjurgjevik të Madh të Klinës

Kanë nisur punimet e asfaltimit të rrugës në fshatin Gjurgjevik i Madh të Komunës së Klinës.  Rruga është me gjatësi prej 1973,42 metra, investim i Ministrisë së Infrastrukturës, me kosto prej 94.506.31 euro.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve të asfaltimit të rrugës në Gjurgjevik të Madh, Kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota ka thënë se: pushteti lokal është i  përkushtuar t’i ndihmoj qytetarët për krijimin e kushteve sa më të mira në lëvizjen e tyre. Bashota ka falënderuar edhe Ministrinë e Infrastrukturës për këtë investim në Komunën e Klinës.

Punimet do të përfundojnë sipas planit dinamik prej 75 ditëve, nga kompania përfituese NNT” Burimi SHPK” Malishevë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …