Komuna e Shtimes përfituese e donacioneve për projekte të infrastrukturës

Më datën 13.9.2016, nënkryetari i komunës së Shtimes, z. Fatmir Rashiti ka pritur në takim zyrtarët e lartë të Helvetas Suiss Inteckooperation-Fondacion Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim, z. Eric Wigger-shef i financave dhe shërbimeve dhe Bruno Studer-udhëheqës i financave dhe kontrollit.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe zyrtarët e DEMOS-it (Programi për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave ), drejtori i Drejtorisë Komunale për Zhvillim Ekonomik, z. Sabri Çerkini dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale për Shërbime Publike, znj Ardiana Rama-Gashi.

Qëllimi i këtij takimi ishte që mysafirët nga Helvetasi zviceran të njoftohen, më gjerësisht, për projektet e realizuara në komunën e Shtimes me DEMOS-in si dhe për procedurat dhe procesin që po zbatohet në komunat partnere me rastin e realizimit të projekteve të përbashkëta.

Nënkryetari, z. Fatmir Rashiti, fillimisht, ka falënderuar Qeverinë zvicerane dhe Helvetas-in për përkrahjen që i ka dhënë komunës së Shtimes në realizimin e projekteve për hapësirat e hapura publike dhe planin e mobilitetit, përmes DEMOS-it, pastaj ka njoftuar mysafirët se komuna e Shtimes është një ndër 17 komunat partnere me organizatën joqeveritare zvicerane DEMOS dhe se në bashkëpunim ka realizuar, deri me tani, projektet:

Rregullimi i Parkut te Qendra Rinore dhe mbjellja e drunjte dekorativë  përgjatë shkallëve, te parku, në vlerë prej 48.000 € ( gjatë vitit 2015 ); Rregullimi i hapësirave publike (trotuar, shteg për çiklizëm dhe persona me nevoja te veçanta, ndriçim), në rrugën “Adem Jashari”, në Shtime, në vlerë 62.400 € ( në realizim e sipër ). Ai, pastaj, bëri të ditur se Komuna e Shtimes falë performancës së mirë dhe bashkëpunimit me DEMOS-in ka fituar edhe  donacionin prej 86.400 € për projekte në vitin 2017. Gjithashtu përmendi Planet dhe aktivitetet e realizuara në bashkëpunim me Demos-in: Planin e punës për Kuvendin; Planin e mobilitetit; Planin për mirëmbajtjen e hapësirave të hapura publike dhe plani investues; Krijimin e databazës për pronën komunale të tokës dhe të objekteve në pronësi komunale; Formimin e Komisionit për zgjedhjen e kryetarëve të fshatrave; mbajtjen e trajnime të ndryshme, kryesisht në lëmin e financave; Shtypjen e broshurave, publikimeve, njoftimeve të ndryshme etj.

Në fund, Nënkryetari z. Fatmir Rashiti, bëri të ditur se Komuna e Shtimes është zgjedhur Komuna për zhvillimin e pilot projektit për Zbatimin e Ligjit/ Zbatimin e Rendit Komunal, në Shërbimet Publike.

Pas përfundimit të takimit është realizuar vizita në terren, ku zyrtarët e lartë të  HELVETAS-it zviceran janë njoftuar me punimet në projektet e realizuara dhe ato që janë në realizim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …