Sedat Kuçi u emërua drejtor i Inspeksionit në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Sali Asllanaj, të mërkurën ka emëruar drejtorin e Drejtorinë Komunale të Inspeksionit z.Sedat Kuçi, nga Suhareka. Kuçi ka marrë këtë post pasi ish drejtori i deritashëm z.Rraif Fetiu u pensionua. Sedat Kuçi  ka të kryer Fakultetin e Bujqësisë, ndërsa deri tash ka ushtruar funksione të ndryshme, ka qenë drejtor në ish ndërmarrjen NBI “ Suhareka”, pastaj drejtor  i drejtorisë komunale për Bujqësi në mandatin e kaluar që udhëhiqte z. Sali Asllanaj. Është anëtar i LDK-së,  i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …