Ministri Yagcilar u takua me ekspertin e Bankës Botërore Gregory Kisunko

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar priti ekspertin e Sektorit Publik të Bankës Botërore Gregory Kisunko, me të cilin diskutuan për prioritetet dhe projektet aktuale të Ministrisë së Administratës Publike.

Ministri Yagcilar dhe Kisunko diskutuan edhe për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike dhe Bankës Botërore. Ministri Yagcilar foli për projektet e MAP-it të cilat janë duke u zbatuar, siç janë : Procesi i klasifikimit të vendeve të punës në shërbimin civil, Katalogu i vendeve të punës dhe standardizimi i përshkrimeve të detyrave të punës, Procesi i vlerësimit në punë për nëpunësit civilë, Procesi i planifikimit të personelit në shërbimin civil e të tjera.

Në këtë takim, ministri Yagcilar foli edhe për zhvillimin e Sistemit të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, ku siç tha ai, janë zhvilluar trajnime të zyrtarëve për përdorimin e SIMBNJ-së dhe vlerësimin e rezultateve të punës.

Gregory Kisunko e përgëzoi ministrin për punën e bërë deri më tash dhe për suksesin e arritur për vendin, në njërën anë, kurse në anën tjetër, ministri falënderoi përfaqësuesin e BB-së për vizitën e realizuar në MAP.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …