Fëmijë refugjatë

OKB: Miliona fëmijë refugjatë nuk po mund të arsimohen

Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për refugjatë ka tërhequr vërejtjen se me miliona fëmijë refugjatë nuk po mund të arsimohen. Kjo agjenci ka tërhequr vërejtjen se pamundësia për të vijuar shkollimin mund të shpije në konflikte të mëtejme nëse ky problem nuk trajtohet me kohë. Në Raport më tutje thuhet se shumica e 3,7 milionë fëmijëve, të cilët nuk po marrin një arsim fillor ose të mesëm jetojnë në vendet në zhvillim dhe rreth 900 mijë prej tyre janë sirianë. Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për refugjatë ka tërhequr vërejtjen gjithashtu se mungesa e shkollimit bazë ndikon në shanset e refugjatëve në jetën e mëvonshme. Shumë shpesh, edukimi për fëmijët refugjatë është konsideruar si një luks, një opsion ekstra jothelbësor pas ushqimit, ujit, strehimit dhe kujdesit mjekësor, theksoi Komisionari i lartë i OKB-së për Refugjatët, Filipo Grandi.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …