Fatmir Sejdiu

Sejdiu: Pakoja e Ahtisarit nuk parashikon që Kosova t’i japë mijëra hektarë tokë Malit të Zi

Duke folur për çështjen e demarkacionit, ish kryetari i vendit, Fatmir Sejdiu ka thënë se Pakoja e Ahtisaarit nuk parashikon që Kosova t’i japë mijëra hektarë tokë Malit të Zi. Ai ka theksuar më tutje se Pakoja e Ahtisaarit e ka shumë të qartë Kushtetutën e vitit 1974 dhe gjendjen në Kosovë deri më 1988. Është normale që të kesh, të ruash dhe të zhvillosh marrëdhënie të mira me fqinjët, por kjo nuk do të thotë se duhet të dhurosh parcela të tëra të tokës. Në këtë drejtim ai ka thënë se ka qenë tërësisht e papranueshme që drafti i marrëveshjes i është lënë të hartohet nga Mali i Zi. Është gabim trashanik që fati i kufirit t’i lihet në duar Podgoricës, është cituar të ketë deklaruar ish kryetari i vendit, Fatmir Sejdiu.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …