Në 18 shkolla të Suharekës mbahen ligjërata për sigurinë në trafik

Në takimin e rregullt javor të koordinimit lokal për siguri të cilin e kryesoi Rexhep Kuçi, nënkryetar i Komunës së Suharekës, u fol për aktivitetet dhe angazhimet që janë zhvilluar në Komunë, si: përurimi i objektit të ri shkollor në fshatin Popolan e cila u ndërtua me buxhet të komunës dhe donatorëve austriak, pastaj u fol për fillimin e implementimit të projektit për shënimin e rrugëve dhe vendbanimeve në Komunën e Suharekës, Projekt ky që ka filluar në fshatin  Mushtisht për të vazhduar nëpër mjedise tjera, si dhe për takimin e kryetarit Asllanaj me shefat e grupeve parlamentare të Kuvendit Komunal, ku është biseduar për përmbylljen e buxhetit të planifikuar për vitin 2017. Ai ka bërë të ditur edhe për shqetësimet e fundit lidhur me paraqitjen e sëmundjeve të kafshëve, që siç tha Kuçi, në komunën tonë  deri tash kanë ngordhur 8 lopë dhe janë të sëmura mbi 60 sosh. Ndërsa për situatën e sigurisë në Komunë, ka raportuar zv.komandanti i Stacionit policor në Suharekë, toger Afrim Sylaj, i cili e ka vlerësuar shumë të qetë dhe të sigurt gjendjen e sigurisë. Më pas Sylaj ka bërë të ditur për ligjëratat që po mbahen në 18 shkolla të komunës së Suharekës, ku po  ligjërohet për sigurinë në trafik si dhe ka njoftuar për vizitën e 31 serbëve të zhvendosur  të cilët kanë ardhur për të vizituar pronat e tyre në fshatrat Mohlan dhe Reqan. Kurse për rastet që kanë ndodhur gjatë javës ai ka thënë se ka pasur 2 aksidente të raportuara në trafik me  dëme materiale, 1 dëmtim prone, 3 raste të vjedhjeve, 1 shkatërrim i pyjeve, 1 lëndim trupor dhe 1 keqpërdorim i besimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …