Fshati Voksh më rrugë të reja dhe teren sportiv të rregulluara

Kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj më bashkëpunëtorë si dhe banorët e fshatit Voksh të komunë së Deçanit, fshat ky në zonën më të thellë të kësaj komune, kanë bërë përurimin e disa rrugëve konkretisht në  lagjet Nitaj, Haderxhonaj, Panxhaj dhe Mazrekaj si dhe terrenet sportive në shkollën e mesme të ulet ,,Sylë Alaj’’ në këtë fshat.

Më këtë rast kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj tha se jemi në përmbyllje të projektit të infrastrukturës rrugore pothuajse në të gjitha fshatrat e komunës  së Deçanit, po ashtu edhe në fshatin Voksh.

Rregullimi i infrastrukturës rrugore për banorët e kësaj ane është i një rëndësie të veçantë më vet faktin se kjo është zona më e thellë e fshatrave të komunë së Deçanit dhe rregullimi i rrugëve krijon mundësi më të mira dhe qasje më të lehet të banorëve, më fshatra e përafërta dhe më qytetin e Deçanit. Ne do të vazhdojmë edhe me projekte tjera në këtë fshatë në të mirë të banorëve të kësaj ane tha Selmanaj.

Banorët e këtij fshati janë falënderues ndaj institucionit komunal për investimet në këtë fshat. Nezir Panxhaj thotë se me krijimin e kushteve më të mira shtohet edhe interesimi i banorëve për të qëndruar në fshat.

Ndërsa drejtori  i Shkollës së Mesme të Ulët z.Zeqir Nitaj, thotë se rregullimi i terreneve sportive për nxënësit e shkollës është mirëpritur mjaft mirë.

Këto projekte të përuruara sot, Asfaltimi i rrugëve, shtrimi me kubëza dhe ndërtimi i  kanaleve te ujitjes në këtë fshat është investim i komunë së Deçanit, ndërsa u bë e  ditur se së shpejti në këtë fshatë do të nis edhe projekti për rregullimin e ujit të pijes për banorët e kësaj zone në vlerë mbi 120 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …