leoni

Para deputetëve të Kuvendit prezantohet Plani i Integritetit të FSK-së

Para deputetëve të Kuvendit prezantohet Plani i Integritetit të FSK-së

Komandanti i FSK, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, Shkëlzen Sylaj zhvilluan  një takim me anëtarët e Grupin Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së. Takimi është mbajtur për  prezantimin e Planit të Integritetit të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, i cili u kryesua nga kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Daut Haradinaj.   Komandanti Rama, paraqiti një ekspoze të zhvillimit, profesionalizimit dhe aktiviteteve të FSK-së, duke përmendur të arriturat në fushën e arsimimit, të trajnimit, të stërvitjes, e gjithashtu edhe pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrime të përbashkëta jashtë vendit, si në regjion dhe më gjerë, krahas ushtrive të tjera partnere.  Gjatë takimit, deputetët, mirëpritën  hartimin e Planit të Integritetit si dhe shtruan një varg pyetjesh për të cilat komandanti i FSK-së dhe sekretari i përgjithshëm u përgjigjen me kompetencë.   Plani i Integritetit paraqet dokumentin parimor të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, me qëllim të reduktimit të rreziqeve korruptuese në institucion, dhe është në përputhje të plotë me bazën ekzistuese ligjore të Republikës së Kosovës, e cila promovon qeverisjen e mirë dhe parimin e meritës në menaxhimin e burimeve njerëzore  dhe shpenzimet e parasë publike.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …