Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së, në Kosovë, William Voker, u shpreh se në Kosovë po mbretëron një krizë shumë serioze, jo vetëm politike, por e përgjithshme, që tregon se çfarë ka ndodhur në vend që nga pavarësia, madje që nga çlirimi i saj. Ka shumë çështje që janë akumuluar, si për shembull radikalizimi i të rinjve të Kosovës. Është pastaj krimi i organizuar, mungesa e shtetit ligjor, korrupsioni, të gjitha këto çështje vijnë para një parlamenti, një qeverie që nuk po funksionon. Sistemi politik nuk funksionon dhe të gjitha këto probleme janë manifestim i kësaj dukurie. Të gjitha këto sipas mendimit tim, e kanë fillesën tek hapat që u morën pas çlirimit dhe pas pavarësisë. Unë fajësoj klasën politike, fajësoj ndërkombëtarët që erdhën për t’u bërë mentorë dhe kam frikë se disa herë kanë udhëzuar në drejtimin e gabuar. Mendoj se një pjesë e mirë e korrupsionit në Kosovë, është pasqyrim i korrupsionit që ishte tek UNMIK-u, te disa nga ndërkombëtarët, detyra e të cilëve ishte që t’i tregonin Kosovës se si të bëhej një shtet modern evropian, ka thënë mes tjerash në intervisëtën e tij për “Zërin e Amerikës, z. Wiliam Voker.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …