Avokati, Tomë Gashi, ka bërë të ditur për mediet se Policia e EULEX-it ka arrestuar sërish Azem Sylën, i cili ndodhej nën masën e sigurisë, në arrest shtëpiak. Syla është arrestuar për gjoja ndikim në njërin prej dëshmitarëve të mbrojtur. Gashi këtë arrestim e ka vlerësuar si skandal të radhës. Sipas kërkesës se Pokurorit të EULEX-it, gjyqtarja në rastin “Toka” sot më 16 shtator 2016 ka lëshuar një urdhër për arrestimin e z. Azem Syla, me arsyetim se gjoja në këtë rast ka përpjekje të ndikimit në njerin prej dëshmitarëve të mbrojtur. Në urdhërin për arrestim të Gjykatës Themelore në Prishtinë qartë thuhet se dikush tjeter e jo z.Azem Syla, e ka kontaktuar dëshmitarin e mbrojtur kohë më parë pas lirimit të Sylës dhe të tjerëve nga paraburgimi. Është skandaloze dhe duket e qëllimshme pse ata nuk e kanë arrstuar personin, të cilin e dinë se kush është, atë që eventualisht e ka kontaktuar dëshmitarin e mbrojtur. EULEX-i e pranon se ata kanë qenë në objektin e dëshmitarit, kur kjo ka ndodhur dhe e kanë fotografuar personin që e ka kontaktuar dëshmitarin e mbrojtur. Ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, dyshohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës se ishte udhëheqësi i një grupi kriminal që është marrë me shitjen e pronave shoqërore në periferi të Prishtinës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …