Idajet Beqiri: Flamur Noka nipi i Myrteza Zhvinkit, agjenti i UDB, me gradën më të lartë të gjeneralit

Nuk ka asgjë të re apo reale në deklaratat e PD-së dhe të deputetit, Flamur Noka

Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, në një deklaratë për shtyp, reagoi kundër  akuzave të deputetit demokrat Flamur Noka, i cili sot tha se ministri Saimir Tahiri prishi hetimin e avionit të rrëzuar në Ishëm. Nuk ka asgjë të re në deklaratat e Partisë Demokratike dhe të deputetit Flamur Noka. Edhe kjo e sotmja i shtohet tufës së mbi 2.000 deklaratave kundër Ministrit të Punëve të Brendshme për të përbaltur figurën e punën e tij dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Nëqoftëse Flamur Noka është në rolin e tellallit, atëherë le të tregojë se cili është prokurori që i ka dhënë këtë informacion; Nëqoftëse Flamur Noka është në rolin e dëshmitarit, atëherë le të paraqitet në Prokurori dhe të depozitojë të gjithë të dhënat që ka në lidhje me këtë ngjarje. Por, ka disa pyetje që mbeten ende pa përgjigje: për cilën arsye Flamur Noka doli në Kuvend dhe bëri botën me dije për rrëzimin e avionit, një çështje për të cilën Policia e Shtetit dhe Prokuroria kishin nisur një hetim? Për cilën arsye Flamur Noka bëri publik hetimet mbi avionin?”, lexohet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme. MPB-ja shton se “me këto pyetje, nuk po aludojmë se Flamur Noka ka lajmëruar trafikantët, por janë pyetje që presin përgjigje”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …