leoni

Besim Ademi

M.sc Besim Ademi: Standarde të dyfishta

Derisa Shteti i Kosovës  me shiqim të llupës vështron dhe kontrollon hoxhallarët se kush rastësisht flet për realitetin e hidhur në Kosovë, sesi muslimanët diskriminohen në raport me besimet tjera fetare, priftërinjtë serbë punojnë dhe sfidojnë komunën e Prishtinës, po ashtu ashtu edhe shtetin e Kosovës duke “pastruar” në kishën, e cila u ndërtua nën masa të dhunshme të kohës së luftës. Universiteti i Prishtinës ka paditur kishën në gjykatë, por fatkeqësisht kjo që sa vite ka hasur në vesh të shurdhër, për arsye se nuk trajtohen njësoj  të gjitha Bashkësitë Fetare në Kosovë. Them këtë me faktin që Bashkësia Islame në Mitrovicë, dhjetëra herë ka bërë kërkesë për ndërtimin e xhamisë së Ibrit, e cila u shkatërrua nga thundra barbare dhe gjakatare serbe në luftën e fundit. Sikurse kërkesa për largimin e objektit të kishës ortodokse nga toka e Universitetit të Prishtinës, ashtu edhe kërkesat për ndërtimin e xhamisë së Ibrit gjithnjë po hasin në vesh të shurdhër. Nga pamundësia e ekzekutimit të ligjit për të gjithë qytetarët e Kosovës njëjtë nga organet shtetërore, kisha serbe dhe murgjit e prifëtrinjt po e sfidojnë  edhe shtetin e Kosovës.

Ky është standard i dyfishtë përbrenda një shteti.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …