Një delegacion nga Suedia, qëndroi në Malishevë

Një delegacion nga tri komuna të Suedisë ka qëndruar të premten në Malishevë, ku kanë vizituar komunën, qendrën e rehabilitimit “Handikos” në Malishevë dhe çerdhen publike për fëmijë. Delegacionin nga Suedia e ka pritur edhe i pari i Malishevë, Ragip Begaj, i cili i ka falënderuar për vizitën dhe për gatishmërinë e tyre, për bashkëpunim të ndërsjellë.

Fillimisht delegacionin nga Suedia, e ka pritur kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili i ka njoftuar me Komunën e Malishevës, duke ju dhënë pasqyrë të përgjithshme të Malishevës, si sipërfaqja, numri i banorëve, institucionet, shkollat, qendrat mjekësore, gjendjen ekonomike dhe të tjera.

Delegacioni nga Suedia, u shprehën të kënaqur me vizitën në Malishevë dhe me pritjen e bërë, si dhe u shprehën të gatshëm për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, mes Malishevës dhe komunave në Suedi.

Po ashtu gjatë ditës, ky delegacion ka bërë disa vizita në institucione të ndryshme në Malishevë, përfshi edhe çerdhen për fëmijë dhe Qendrën e Rehabilitimit “Handikos”, ku janë njoftuar me shërbimet dhe kujdesin që ofrojnë Handikos dhe çerdhja.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …