Komuna e Mitrovicës dhe “Save the Children” nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi

Është nënshkruar në ambientet e ndërtesës së administratës komunale në Mitrovicë, Memorandumi i  Mirëkuptimit midis komunës së Mitrovicës  dhe Organizatës ndërkombëtare “Save the Children”.

Memorandumi i nënshkruar nga nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi dhe Ahmet Kryeziu, drejtor për Kosovën i “Save the Children”, ka për qëllim realizimin e një programi për mbështetje humanitare dhe përpjekjeve për zhvillim institucioneve të arsimit të komunës së Mitrovicës në të gjitha nivelet dhe  institucioneve nga fusha e shëndetësisë, pastaj në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes për të drejtat e fëmijëve.

Për realizimin e memorandumit përgjegjësi kryesore do të kenë Drejtoria komunale për Arsim, Drejtoria e Shëndetësisë, Drejtoria e Integrimeve Evropiane  dhe Mirëqenies Sociale. Drejtoria për Mbrojtje dhe Mjedis dhe Koordinatori i Njësisë për të Drejtat e Njeriut.

Organizata “Save dhe Children” do të ketë përgjegjësi për ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të synuara në arsimin gjithëpërfshirës, mbrojtjen e fëmijëve, qeverisjes së të drejtave ët fëmijëve, shëndetësisë, zbatimin e praktikave gjithëpërfshirëse për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë në mjediset e shkollës dhe aftësinë e rimëkëmbjes kundër fatkeqësive natyrore etj.

Nënkryetari Kamberi tha se ky memorandum ka rëndësi të madhe, sepse përmes programeve të ndryshme mbështet mbrojtjen e gjithanshme të fëmijëve dhe sigurimin e edukimit dhe arsimit më cilësor të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …