Deputeti i Nismës për Kosovën Haxhi Shala kompletimin e Ekipit Menaxhues, i cili do të punojë në hartimin e statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe,e ka quajtur të panevojshëm. Opozitarët po insistojnë qe statuti i këtij Asociacioni të jetë i ngjashëm më statutin e Asociacionit të Komunave shqiptare. Shala e ka vlerësuar si të panevojshëm kompletimin e një ekipi të tillë, pasi ai thotë se do të duhej të merrej për bazë forma e rregullimit ligjor siç është Asociacioni i komunave shqiptare. Ai i ka kërkuar Qeverisë që të bëjë kujdes në hartimin e këtij statuti dhe të merr parë bazë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese përkitazi më këtë çështje. Në të kundërtën, sipas tij, vendi do të shkoj drejt destabilizimit.“Nuk ka pas nevojë fare të kompletohet ky ekip menaxhues. Qeveria e Kosovës, është dashur qe të bëjë presion mbi Brukselin qe Serbia të pranojë qe për hartimin e statutit të AKS-së të jetë i ngjashëm më atë të komunave shqiptare. Megjithatë, ekipi që është bërë duhet kujdesur qe të mos prodhoj statut jashtë vendimit të Kushtetueses pasi gjithçka qe del jashtë këtij vendimi çon drejt destabilizimit të situatës”, ka thënë Shala.