Limaj

Khan: Tuma ishte pjesë e ekipit që ndoqi ushtarët e UÇK-së

E kaluara e gjyqtares suedeze Maria Tuma, e cila është kryetare e trupit gjykues në rastin e Fatmir Limajt, u përdor si arsye nga avokati i Limajt, Karim Khan për të kërkuar përjashtimin e saj nga gjykimi i rastit të MTPT-së, ku Fatmir Limaj akuzohet për krim të organizuar. Khan tha se ka shikuar me vëmendje vendimet e deritanishme nga ky trup gjykues dhe ka vërejtur se të gjitha kërkesat e prokurorisë janë pranuar, e në të njëjtën kohë të gjitha propozimet dhe kërkesat e mbrojtjes janë refuzuar. Khan tha se Tuma ishte pjesë e ekipit që ndoqi ushtarët e UÇK-së për krimet e supozuara në ish-Jugosllavi. Ai në fund tha se ka shikuar të gjitha procesverbalet dhe askund nuk e ka hasur se kryetarja e trupit gjykues e ka njoftuar apo përmendur diku rolin e saj nëTribunalin e Hagës. Se a do të miratohet kjo kërkesë do të kuptohet në seancën së radhës e cila do të mbahet më 5 tetor.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …