leoni

Visar Ymeri

Visar Ymeri: Pse Kadri Veseli deklaroi se Prishtina nuk e meriton udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje?

Kryetari  i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i është përgjigjur deklaratave që ka bërë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në një konferencë për media. Në përgjigje thuhet: Njeriu i nëntokës, Kadri Veseli, paska deklaruar se Prishtina nuk e meriton udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje. Ky deklarim duket të jetë pak i vonuar, sepse koka e krimit në Kosovë nuk mund ta durojë dot një qeverisje që i jep fund krimit e korrupsionit, që nuk e lejon asnjë keqpërdorim, që ndalon çdo ndërtim pa leje, që vendos rregull e rend në administratë dhe çdo institucion që e mbikëqyrë, që është transparente në punësim dhe çdo vendim, që punon për barazi, Prishtina me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, me kryetarin Shpend Ahmeti në krye, sigurisht që do të vazhdojnë me përkushtim maksimal angazhimin që Prishtinën të ia kthejnë qytetarit. “Si dhe, bashkarisht do të angazhohemi për një sistem të drejtësisë të pavarur që ia tregon vendin Kadri Veselit dhe kryetarëve të komunave nga partia e tij, me akuza nga më të ndryshmet. Për drejtësi që i jep fund klanit Pronto. Prishtina po çlirohet! Do ta çlirojmë gjithë Kosovën!”, ka thënë Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …