Studentët të cilët kundërshtojnë funksionalizimin e kishës serbe në pronat e Universitetit të Prishtinës u kanë bërë ftesë të gjithë studentëve dhe profesorëve, që të hënën t’i bashkohen nismës së tyre për funksionalizimin e kishës që është ndërtuar gjatë masave të dhunshme të Serbisë në Kosovë, duke e kthyer atë në shërbim për studentët. Studentët kanë krijuar një profil, me emrin “Uniteti”, përmes së cilës u kanë bërë thirrje studentëve që të hënën në orën 12:00, të lexojnë në hapësirë e kishës, të bashkuar e në unitet, për Universitet.“Një hapësirë brenda kampusit të universitetit tonë po rrezikohet nga e me politika jashtë universitare. Funksionalizimi i një objekti fetar, me gjithë vijimësinë e kundërshtisë nga studentët që nga fillimi i ndërtimit të saj, mbetet i papranueshëm për ne. Ne thellësisht besojmë se çdo cep i hapësirës universitare duhet të përdoret për të vetmet qëllime: nevojat e studentit, dijes e shkencës”, thuhet nga ata, që më tej shtojnë se “Hapësirat e universitetit duhet të përdoren nga studentët e për studentët”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …