Qytetarët e Berlinit në Gjermani kanë votuar për të zgjedhur anëtarët e Asamblesë së qytetit. Janë plot 2.5 milionë banorë të kryeqytetit gjerman ne të drejtë vote. Sondazhet tregojnë edhe njëherë një rritje të madhe të partisë së krahut të djathtë, “Alternativa për Gjermaninë”, e cila ka bërë fushatë të bazuar kryesisht mbi çështjen e emigracionit, me synimin për të përfituar nga një reagim popullor kundër Kancelares, Angela Merkel, për shkak të politikës së saj të dyerve të hapura ndaj refugjatëve. Një politikë që solli vitin e kaluar në Gjermani mbi një milion refugjatë azilkërkues. Sipas parashikimeve, socialdemokratët e udhëhequr nga kryebashkiaku i Berlinit, Mihael Muller, do të mbesin sërish si partia më e madhe në Asamblenë rajonale, me rreth 24 për qind të mbështetjes. Ka qenë pikërisht SPD-ja që ka qeverisur në kryeqytet përgjatë 5 viteve të kaluara, sigurisht në koalicion me kristiandemokratët e Merkelit (CDU), por kësaj radhe pritet që të nevojitet formimi i një koalicioni tripartiak, mes SPD-së, “Të gjelbërve” dhe partisë së majtë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …