Driton Çaushi nga Lëvizja Vetëvendosje, në një postim të tij thotë se kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjithë angazhimin e tij është duke ia dedikuar interesave të Serbisë, ka marrë në mbrojtje kishën e Millosheviqit, të ndërtuar në hapësirën e uzurpuar të Universitetit të Prishtinës. Madje, na sugjeron të mburremi me këtë trashëgimi të Millosheviqit, dhe e ka quajtur dhunë vendosjen e panos prej letre nga studentët, të cilët shprehnin kundërshtinë e tyre. Nuk mund të pritet tjetër nga dikush që ka bërë kompromise të vazhdueshme me Serbinë në dëm të Kosovës. Por, nuk do të lejohet gjuha dhe dhuna millosheviqiane në Kosovë. Ajo ka marrë fund, siç do të merr fund edhe regjimi i klanit Pronto. Ky shërbyes i politikave serbe do të mbetet njollë e zezë në historinë e Kosovës. Kurse, rezistenca e studentëve do të fitojë, sikurse fitoi kundruall regjimit serb, simbolet e të cilit Thaçi po i quan trashëgimi të vlefshme kulturore të Kosovës”, ka shkruar Çaushi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …