Përveç Hashim Thaçit e Rrustem Mustafës, edhe deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa ka thënë se kisha e ndërtuar jashtëligjshëm në oborrin e Universitetit të Prishtinës nuk duhet të rrënohet. Ai mendon se kisha duhet të ruhet si shenjë e kohës së Serbisë në Kosovë. Mustafa ka kritikuar pushtetin qendror dhe lokal se kanë reaguar me vonesë, kur kanë ndërmarrë hapa për të mos lejuar funksionalizimin e kësaj kishe për nevojat e pakicës serbe. Zyrtari i lartë i kohës së regjimeve pushtuese jugosllave në Kosovë, Muhamet Mustafa ka thënë se duhet pasur kujdes që të mos nxitet dhuna dhe konfliktet ndëretnike. Gjithë kësaj duhet t’ i jepet pergjegje e pavonuar institucionale dhe mos të lejohet që kisha të bëhet instrument për nxitje dhe ushtrim të dhunës dhe përkeqësim të situatës politike në vend.
