Protestë e shqiptarëve para Parlamentit Evropian në Bruksel

Protestë e shqiptarëve para Parlamentit Evropian në Bruksel

Me 17 shtator, në Bruksel para Parlamentit Evropian u zhvillua një protestë paqësore, organizuar nga Shoqata e Shqiptarëve të Brukselit, kundër keqtrajtimit të të burgosurve shqiptarë të Kumanovës, në burgjet famëkeqe, “Idrizovë”, dhe “Prilep”, nga policia fashistoide sllavomaqedone. Me këtë rast Shoqata Demokratike “Çamëria” me qendër në Hollandë, me kryetarin e saj, Festim Lato, përkrah protestën, dhe ngre zërin kundër keqtrajtimt barbar të të burgosurve shqiptarë në burgjet e shtetit Maqedon. Shoqata Demokratike “Çamëria” me qendër në Hollandë kërkon ndalimin e torturave ndaj vëllëzërve tanë nëpër burgjet sllavomaqedone u shpreh Rrustem Geci, këshilltar i Shoqatës Demokratike “Çamëria” në Dortmnund. Lirimi i të burgosurve të Kumanovës, vazhdoi Geci, është në të mirë të Maqedonisë, ndryshe, Ribashkimi i Maqedonisë Ilirike me Shqipërinë, është i pandalshëm dhe vullnet i popullit shqiptar. Në këtë protestë u tha se, Shoqata Demokratike “Çamëria” dhe Këshillat Ndërkombëtar të “Çamërisë në Evropë dhe Amerikë, janë dhe do të jenë në krah të popullit shqiptar në Maqedoni! (Rr. G. Dortmund)

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …