Sot në Prishtinë reth 130 familje janë larguar dhunshëm nga banesat në të cilat ishin të vendosur që nga paslufta, në lagjen “Dardania”. Me urdhër të gjykatës ata janë larguar nga banesat për të cilat Ndërmarrja Banesore pretendon se janë pronë e saj. Largimi i tyre është bërë nga Policia e Kosovës. Përfaqësues të banorëve të cilët sot, Policia i ka larguar nga banesat kanë protestuar para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Ata kanë bërë përpjekje të takohen me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …