Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Mbetja e papërfunduar e Kishës serbe tregon dështimin e projektit të Millosheviqit në Kosovë

Ish-kryekuvendari Jakup Krasniqi shkruan se “propozimi i avokatit, Dastid Pallaska se Kisha e papërfunduar e regjimit gjenocidal të Millosheviqit të ruhet ashtu si është dhe për të qenë objekt i një Muzeu ku do të prezentohen krimet e gjenocidit serb në Kosovë, duhet të merret më shumë seriozitet. Këtij propozimi te konkretizuar duhet t’i ipet përgjigje pozitive nga të gjithë dhe jo vetëm në Kosovë. Pallaska me të drejtë ka propozuar se: “Ky objekt i papërfunduar kishtar është testament i dhunës shtetërore të regjimit të Millosheviçit ndaj shumicës shqiptare. Fakti që ka mbetur i papërfunduar simbolizon dështimin e projektit të Millosheviçit në Kosovë. Objekte të tilla duhet të mbrohen për të siguruar se krimet e tilla nuk harrohen kurrë dhe, rrjedhimisht, nuk përsëriten.

Brenda këtij objekti të papërfunduar kishtar duhet të vendoset ekspozita e përhershme për krimet e regjimit të Millosheviçit në Kosovë”. Nuk besoj se do të mund të ketë ndonjë objekt tjetër, ku do të ruhej kujtesa më e freskët për gjenocidin e regjimit te Millosheviqit të ushtruar ndaj qytetarëve (shqiptarëve) të Kosovës, sesa në ketë objekt kishtar të papërfunduar. Një mesazh i tillë duhet t’ju ipet, diktatorëve te të gjitha ngjyrave.
Duhet kuptuar drejtë se çdo përpjekje për te renovuar e ruajtur destinimin fillestar i këtij objekti, pa dyshim se do të ishtet vazhdim i krimit dhe i gjenocidit te atij regjimi dhe kjo nuk duhet lejuar. Krimi dhe gjenocidi duhet ta merr dënimin e merituar. Pra, mbijetesa e ati objekti që kishte qëllim përjetësimin e shkatërrimit të cdo gjeje shqiptare, ka kuptim vetëm nëse ai destinihet për Muze te kujtesës shqiptare, që do të dëshmonte Gjenocidin e Regjimit te Millosheviqit në Kosovë.

Po, shqiptarët kanë nevojë imediate për ta pasur përherë në kujtesë atë politikë shkatërruese të gjenocidit serb në Kosovë!

Kujtesa jonë nuk guxon të jetë, kujtesë e “mendimeve të shkurtra”. Të bëhemi komb i mendimeve të gjata!

Kosovës dhe Prishtinës si kryeqytet i mungon dhe i mungon shumë një objekt i tillë!

Me ketë duhet të dakordohen të gjithë!

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …