At Nikolla Marku

At Nikollë Marku: Kisha serbe në Prishtinë nuk është objekt kulti por fantazmë pseudo fetare

Kisha Ortodokse Kombëtare e Pavarur Shqiptare, “Shën Maria”, në Elbasan, mbështet studentët e Universitetit të Prishtinës. Në një deklaratë për portalin infoelbasani.al kreu i kësaj kishe, At Nikollë Marku u shpreh se “Kisha Ortodokse Kombëtare Shqiptare e themeluar nga Kryepeshkopi Imzot Fan Noli ka përcaktuar territorin, besimin dhe objektet e kultit. Ato i përkasin kombit shqiptar dhe kushdo që tenton të manipulojë me ndërtime fantazmë si në Prishtinë apo kudo qoftë, bën gabime të vjetra luftënxitëse. At Nikollë Marku thotë se  askush nuk mund të cenojë territorin shqiptar në Kosovë e aq më tepër në Prishtinë nën petkun e Milosheviqit dhe me kambanat e kishës serbe. Ai ka fajësuar direkt patriarkun e Serbisë Irinej, i cili mban përgjegjësi teologjike dhe kristiane për shovinizmin e tij kundër kombit shqiptar. Çdo investim në emër të besimit ortodoks në Prishtinë i ngjan investimeve famëkëqija  të ISIS-it që po gjakos botën. “Kosova nuk mund të pushtohet me fantazma pseudo fetare apo spirituale. At Nikolla u jep mbështetje të plotë studentëve dhe patriotëve të Kosovës, për të  cilët thotë se me mirëkuptim hyjnor do të kapërcejnë politikat hegjemoniste dhe primitive të Serbisë. Ai u bën thirrje studentëve që të mos e lëshojnë asnjë pëllëmbë tokë, pasi janë në të drejtën e Zotit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …