Sllovakia

Sllovakia ka ftuar Kosovën në një konferencë, por nuk ka pranuar që ajo të prezantohet me simbole shtetërore

Sllovakia Kosovën e ka prezantuar në pajtim me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së”, në konferencën ministrore të procesit të Pragës rreth krizës me emigrantë, e cila po mbahet në Bratisllavë, ku po marrin pjesë ministra të Punëve të Brendshme nga disa shtete. Ky shtet sllav i Evropës  nuk ka pranuar që Kosova të prezantohet me simbole shtetërore. Sipas medieve të Beogradit, kjo ka ndodhur për shkak se konferenca ka karakter ndërkombëtar e jo rajonal, dhe duke pasur parasysh që Sllovakia është një ndër pesë shtetet e BE-së, e cila nuk e njeh pavarësinë e vendit tonë. Ky veprim e ka “zemëruar” ministrin e Brendshëm të Kosovës, Skender Hysenin, i cili thuhet se e ka lëshuar mbledhjen. Takimi ka vazhduar edhe pas  largimit të  ministrit të Kosovës nga konferenca.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …