Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas intervenimit të Policisë në lagjen, “Dardania

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas intervenimit të Policisë për largimin e disa familjeve nga banesat e uzurpuara në lagjen “Dardania”. Ahmeti bëri të ditur se disa herë është takuar me përfaqësues të këtyre familjeve dhe sqaroi Gjykata tash ka vendosur ta  zbatojë vendimin, të cilin e ka  marrë në vitin 2012. Kryetari Ahmeti ka sqaruar se  “Në vitin 1999 shumë njerëz kanë hyrë në banesa të ndryshme në Prishtinë. Kështu ndodhi edhe me banesat e ashtuquajtura të Dardanisë. Ish-regjimi, ka ndërtuar banesa për ndërmarrjet shoqërore të ndryshme ku kishte marrë nga 8 për qind të banesave si pjesë e kontratës. Lufta kishte ndërprerë shume prej këtyre projekteve. Një prej këtyre projekteve ishte edhe ajo te Dardania. Se si janë zaptuar banesat sigurisht se do të kuptohet me kohë. Ka pas njerëz me shtëpi të djegura, ka pasur ‘të fortë’ që kanë zaptuar për veti. Por, sikurse edhe më shumë banesa tjera të zaptuara, pas një kohe gjyqet janë marrë me rastet, ka shpjeguar mes tjerash, kryetari Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …