Deputetja Shqipe Pantina në një konferencë për media të mbajtur ka deklaruar se RTK –ja është bërë shembull i keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit të taksave te qytetarëve. “Përkundër faktit që RTK merr nga buxheti 10 milionë euro ne vit asnjëherë nuk ka raportuar se ku i shpenzon këto para. Ky institucion është i zhytur në borxhe dhe ai është 7 milionë euro”, tha Pantina. Sipas saj teksa borxhi rritet RTK ka vazhduar me mbipunësime dhe numri i atyre që marrin paga është 950 euro. Pantina tha se RTK-ja vazhdon të blejë emisione nga produksione private dhe se ky televizion është shndërruar në instrument të grupeve dhe klaneve mafioze.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …