leoni

Ban Ki Mun

Ban Ki Mun: Mos përmbysni demokracinë. Mos vidhni dhe mos keqpërdorni burimet ekonomike të vendit tuaj!

 Të martën, më 20-shtator, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon hapi debatin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së duke u bërë thirrje udhëheqsve botërorë të mbledhur në New York që, të jenë në shërbim të popujve të tyre.  Mos përmbysni demokracinë. Mos vidhni dhe mos keqpërdorni burimet ekonomike të vendit tuaj. Mos burgosni dhe mos torturoni kritikët tuaj. Me këro fajlë të ashpra Sekretari i Përgjithshëm OKB-së ua ka  drejtuar udhëheqsve të vendeve anëtare në fillim të punimeve të mbledhjes së 71-të të Asamblesë së Përgjithshme. Por megjith problemet që ekzistojnë anë e mbanë botës, Ban Ki Moon u tha përfaqsuesve botërorë se, “uke punuar së bashku, duke vepruar në unitet, ne mund t’ia dalim.  Ai u përkujtoi delegatëve se  duke u përballur drejtë për drejë me sfidat botërore edhe mund t’ia dailn. (Frank Shkreli)

Në kuadër të mbledhjes vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York — Instituti “Atlantic Council” me qëndër në Washington, e që merret me studimin e çështjeve ndërkombëtare në fushën politike, ekonomike dhe intelektuale – dekoroi të hënen me çmimin vjetor “Global Citizen”, qytetarit global, tre individëve të dalluar, “lidershipi i të cilëve”, sipas këtij enti,  “ishte shembullor në përballimin e tyre me sfidat globale dhe në mbështetje të unitetit” ndërkombëtar.  Fituesit e këtij çmimi prestigjoz ishin Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe dhe muzikanti dhe kompozitori amerikan Wynton Marsalis. Në darkën vjetore shtruar në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrale në New York për nder të fituesve të këtij çmimi morën pjesë rreth 500 udhëheqës qeveritarë, tregtarë, ushtarakë, mediatikë dhe përfaqsues të shoqërisë civile nga e mbarë bota, përfshirë edhe Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry, i cili i dorëzoi Çmimin e Qytetarit Global, Kryeministrit italian, Matteo Renzi.

Kryetari i Atlantic Council, Jon M. Hunstman në fillim të darkës, theksoi rëndësinë që ka uniteti botëror në mbështetje të kauzave të përbashkëta, në përpjekje për të përmirësuar në përgjithsi gjëndjen në botë dhe për tu përballur me sfidat historike të kësaj kohe, me objektivin, shtoi ai, “që të krijojmë një botë më të lirë, më të hapur dhe më të begatë”, për të gjithë. Duke i dorëzuar dekoratën e lartë Kryeministrit italian Renzi, personi më i ri nga mosha në atë detyrë,  Sekretari Amerikan i Shtetit Kerry iu drejtua pjesëmarrësve duke thënë se pa marrë parasyshë se nga vimë ose çfarë profesioni kemi, secili prej nesh si individë dhe të gjithë ne si grup, e konsiderojmë vetën atlanticistë. Unë, shtoi kryediplomati amerikan, jam këtu sonte për të nderuar së bashku me ju kontributin e një udhëheqsi dinamik por edhe të një udhëheqsi gjithnjë e më të rëndësishëm në arenën e kontinentit europian.  Ai e cilësoi udhëheqsin e ri italian si një, “Reformator të guximshëm në vendin e tij dhe si një zë të fortë në fushën e sigurisë së përbashkët.”

Në fjalimin e tij kushtuar Kryeministrit italian, Z. Kerry përmendi Luftën e parë dhe të dytë Botërore, si edhe sundimin komunist anë e mbanë Europës për 50-vjetë, duke theksuar se para-ardhësit tanë, shtoi ai, kishin arsye që themeluan Bashkimin Europian dhe organizatën e Atlantikut Verior, NATO.  Si rrjedhim, nënvijoi ai, “Kishte arsye që udhëheqsit vizionarë, duke filluar nga Çurçilli e Rusvelti e deri tek Adenauri e De Gasperi, u përpoqën të krijonin një komunitet transatlantik që do të shërbente si një platformë e qëndrueshme në mbështetje të stabilitetit, begatisë dhe paqës ndërkombëtare”.  Të gjithë ne — e sidomos personat që po nderojmë sonte shtoi ai — jemi mbledhur këtu si ruajtës dhe mbështetës të atij vizioni, tashëgimi e të para-ardhësve tanë europianë dhe amerikanë. Kryediplomati amerikan foli gjithashtu edhe për marrëdhëniet e “mrekullueshme” që ekzistojnë midis Shteteve të Bashkuara dhe Italisë, ndërsa përmendi njëkohsisht lidhjet e ngushta familjare, historike dhe kulturore që ekzistojnë  midis dy vendeve, dhe të cilat theksoi Z. Kerry, janë të çimentuara në vlerat tona të përbashkëta.

Këtu në Amerikë —  një vend dhe një kontinent i emëruar pas emërit të një biri tjetër të Firencës (Amerigo Vespucci) përfundoi Z. Kerry – jemi të kënaqur që Italia qeveriset sot në drejtim të duhur nga një udhëheqës guximtar dhe në përputhje të plotë me lidhjet dhe vlerat trasatlantike.Nga ana e tij, duke pranuar dekoratën, Kryeministri italian foli mbi rëndësinë e udhëheqjes globale dhe shtoi se, “Qytetaria globale nuk është një çmim ose dekoratë në vetvete, por është një përgjegjësi që duhet të ushtrohet nga të gjithë. Ne nuk mund të humbasim vlerat tona duke mos respektuar dinjitetin e çdo personi”, u shpreh udhëheqsi italian Matteo Renzi duke pranuar dekoratën e Këshillit të Atlantikut. Duke mbrojtur dinjitetin e secilit person, “Mund të humbasim disa vota”, përfundoi ai, “por ne nuk mund të humbasim vlerat njerëzore”, në këtë proces.

Këshilli i Atlantikut dekoroi edhe Kryeministrin e Japonisë, Z. Shinzo Abe për shërbimin e tij të gjatë publik dhe për udhëheqjen e tij të jashtzakonshme për sigurimin e paqës rajonale dhe për angazhimin e tij të vendosur në përforcimin e ekonomisë japoneze. U dekorua gjithashtu edhe muzikanti i famshëm amerikan, Wynton Marsalis, i njohur botërisht jo vetëm për muzikën xhezë (jazz), por edhe si ambasador kulturor i cili i ka kushtuar gjithë jetën arteve dhe edukimit në fushën e arteve anë e mbanë botës dhe i cili me veprimtarinë e tij ka zhdukur pengesat midis artistëve dhe muzikantëve në të dy anët e Atlantikut.   Marsalis pranoi dekoratën e “Qytetarit të Botës”, duke u thënë të pranishmëve se, “Kur politika dhe financat humbasin rrugën e duhur, atëherë ne duhet t’u këthehemi rrënjëve tona – tek kultura.” Sekretari i Përgjithshëm i OKB-ës, Ban Ki Moon u tha udëheqsve botërorë të martën se ndonëse një botë e përfeksionuar mund të duket shumë larg në horizont, mundësitë për realizimin e një bote të tillë ekzistojnë në secilin prej nesh, po të duam të veprojmë në të mirën e përbashkët dhe në unitet me njëri tjetrin.   Të tre të dekoruarit nga Këshilli i Atlantikut – Kryeministri i Italisë Matteo Renzi, Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe dhe muzikanti i njohur amerikan Wynton Marsalis – në mënyrën e tyre modeste dhe individuale janë shembuj të “qytetarit të botës” për tu ndjekur edhe nga të tjerët anë e mbanë botës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …