Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë fajësuar Rusinë për sulmin vdekjeprurës që ka ndërmarrë ditë më parë kundër karvanit të ndihmave humanitare që ishin drejtuar në Halep, ku janë mbetur nën rrethim dhe në gjendje tejet të rënë ekzistenciale qindra mijëra banorë të këtij qyteti. BBC ka njoftuar se administrata amerikane sulmin e kanë cilësuar si tragjedi të madhe humanitare. Përgjegjës për sulmin mbi konvojin e ndihmave janë avionët rusë. Mirëpo Kremlini zyrtar mohon të ketë bombarduar karvanin duke konstatuar se Qeveria amerikane nuk ka asnjë dëshmi që sulmi është kryer nga avionët rusë. Rusët thonë se incidenti është shkaktuar nga zjarri në terren, e jo nga ndonjë sulm ajror.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …