Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, gjatë fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka deklaruar se Qeveria siriane është përgjegjëse për pjesën më të madhe të dhunës së ushtruar mbi popullin sirian. Shumë grupe kanë vrarë sirianë të pafajshëm, por askush më shumë sesa qeveria e Sirisë, që vazhdon të bombardojë lagjet si dhe të torturojë sistematikisht mijëra të burgosur. Në fjalimin e tij të fundit para asamblesë si sekretar i përgjithshëm, Ban shprehet se “edhe klientët e fuqishëm, të cilët ushqyejnë makinerinë e luftës i kanë përlyer duart e tyre në gjak”. “Të pranishmit në këtë sallë janë përfaqësues të qeverive që kanë injoruar, lehtësuar, financuar, që kanë marrë pjesë apo planifikuar dhe që kanë kryer mizoritë e shkaktuara nga të gjitha anët e konfliktit të Sirisë ndaj civilëve sirianë, ka thënë mes tjerash sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …