Marko Gjuriq, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka deklaruar në Graçanicë se e ardhmja e Serbisë është e lidhur ngushtë me fatin e Kosovës, dhe se përpjekja do të vazhdojë së bashku me banorët serbë të kësaj ane për mbijetesën e tyre në këto kohë të vështira. Ai po ashtu shtoi se para tyre qëndrojnë disa muaj të vështirë në përpjekje për ta ruajtur stabilitetin dhe marrëdhëniet me Prishtinën. “Komuna e Graçanicës për shumë se një dekadë është kthyer në oazë të serbëve të mbetur në Kosovë e Metohi, dhe për këtë, ata që qëndrojnë në këtë komunë paraqesin një prej shtyllave të qëndrimit në Kosovë e Metohi. Gjuriq, së bashku me bashkëpunëtorët e tij zyrtarë të Novi Sadit, mori pjesë në një meshë me rastin e festës ortodokse për lindjen e Nënës së Shenjtë dhe kremtimin e ditës së Komunës së Graçanicës.
Kontrolloni gjithashtu
Daniel Server: Përmirësimi i dialogut Kosovë-Serbi, kërkon qasje fqinjësore nga Serbia
Profesori dhe analisti i njohur amerikan, Daniel Serwer, ka deklaruar se përparimi në dialogun Kosovë-Serbi …