Jakup Krasniqi: Çështjen e veteranëve Kuvendi i Kosovës duhet ta kthejë nga fillimi

Krasniqi: Gjenerali Xhekson tha se çështja e kufijve nuk është trajtuar në Marrëveshjen e Kumanovës

Ish-kryekuvendari Jakup Krasniqi shkruan se Gjenerali Mike Xhekson, komandanti i parë i KFOR-it, pas sa viteve erdhi në Kosovë dhe mirë bëri. U deshtë ardhja e tij që qeveritarët tanë, mos të thonë më se “Marrëveshja e Kumanovës e 10 qershorit 1999 ka përcaktuar kufijtë e Kosovës. Gjenerali Xhekson tha se çështja e kufijve nuk është trajtuar në Marrëveshjen e Kumanovës.  Ai tha: “nuk ka qenë problem çështja e kufirit në Kumanovë”. Qeveritarët si “fakt” të rëndësishëm veç Kumanovës e përmendin edhe Dokumentin Gjithëpërfshirës për zgjedhjen e Statusit Përfundimtar të Kosovës ose siç njihet ndryshe, Dokumenti i Presidentit Ahtisari. As kjo nuk është e vërtetë! Po a do të thotë se për t’u bindur qeveritarët tanë, se kjo është e pa qëndrueshme, duhet ta thërrasim Presidentit Ahtisari që të na tregojë se bisedimet e Vjenës nuk janë marrë me çështjen e kufijve të Kosovës.  Kur flas për ketë, flas me kompetencë se kam qenë pjesë e Grupit Politik Strategjik dhe kam qenë prej më aktivëve dhe e them me përgjegjësi se në asnjë rast të vetëm nuk është folur për kufijtë e Kosovës. Pasi kufijtë e Kosovës janë vendosur shumë kohë më herët, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …