Pensionistët

Pensionistët nuk pajtohen me mënyrën për tërheqjen e mjeteve të Kursimeve Pensionale

Mënyra e përcaktuar për tërheqjen e mjeteve të Fondit të Kursimeve Pensionale nga Qeveria nuk po mirëpritet nga  pensionistët.  Pamundësia për tërheqjen e të gjitha mjeteve, nëse shuma e kursimeve është nën 2250 euro, është vetëm njëra nga çështjet që i ka revoltuar ata. Të pakënaqur janë edhe me tarifat që disa banka i ngarkojnë me rastin e tërheqjes në faza, si dhe e drejta që u është dhënë bankave private që të menaxhojnë me mjetet e tyre të kursyera. Mjetet e kursyera nuk u lejohet t’i marrin përkundër faktit që ato pas aprovimit të kërkesës për tërheqje nga ana e pensionistit, nuk menaxhohen nga Fondi për Kursime Pensionale të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …