Policia e Kosovës, mbrëmë në Graçanicë, e ka ndaluar automjetin, në të cilin gjendej i ashtuquajturi, drejtor i Zyrës së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq dhe kishte kërkuar nga ai që ta braktiste Kosovën. Pas debatit gjysmë orësh ndërmjet policisë, zëvendës-kryeministrit të Kosovës Branimir Stojanoviq dhe kryetarit të Graçanicës, Vladeta Kostiq, Policia e Shpend Maxhunit ia lejoi Gjuriqit qëndrimin në Kosovë. Gjatë ndalimit të automjetit policët shpjeguan se kishin urdhër ta përcillnin atë deri në Merdar dhe se do të arrestohej nëse do të kundërshtonte, por aty u tubuan serbët vendorë dhe kishin brohoritur parulla në mbështetje të Gjuriqit, i cili kishte dalë nga vetura dhe kishte përshëndetur të tubuarit. I pranishëm ka qenë edhe oficeri ndërlidhës i Serbisë në Kosovë, Dejan Paviçeviq.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …