Guvernatori i Karolinës së Veriut, në Amerikës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në qytetin Charlotte, pas trazirave që janë shkaktuar si pasojë e përleshjeve mes Policisë dhe protestuesve. Protestuesit kanë shprehur indinjatën e tyre për vrasjen e një zezaku të moshë së re nga Policia. Dhuna shpërtheu natën e dytë të protestave, pasi Keith Lamont Scott u qëllua për vdekje nga një oficer i policisë, shkruan BBC. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se një nga protestuesit është në gjendje kritike dhe në rrezik për jetë. Scott është njeriu i tretë me radhë u vra nga të shtënat e Policisë brenda një jave. Të shtënat e tilla kanë shkaktuar protesta të mëdha, të cilat kanë detyruar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …