Kroacia ka të drejtë legjitime për të luftuar për barazinë e kroatëve në Bosnjë dhe Hercegovinë

Kroacia ka të drejtë legjitime për të luftuar për barazinë e kroatëve në Bosnjë dhe Hercegovinë

“Kroacia, në lidhje me ngjarjet në Bosnjë dhe Hercegovinë, në ditët e ardhshme do të reagojë përmes niveleve të larta tek Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes Këshillit të Zbatimit të Paqes, si dhe do të luajë një rol të fuqishëm dhe aktiv”, i kanë thënë mediumit kroat, Jutarnji list, burime të afërta me udhëheqjen politike kroate. Kryetarja e Kroacisë,  Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila ndodhet në Nju Jork për sesionin e 71 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së po ndjek nga afër atë që po ndodh në vendin fqinj, saktësojnë mediet në Kroaci. Dhe sipas këshilltarit të presidentes Grabar-Kitaroviç, dr. Mate Granic, “Kroacia ka të drejtë legjitime për të luftuar për barazinë e kroatëve në Bosnjë dhe Hercegovinë”. Për këtë, gjithashtu thuhet se në Nju Jork, do të takohen diplomatët kroatë dhe të BeH, Miro Kovac dhe Igor Cërnadak dhe do të flasin për situatën në vend. Tensionet janë ngritur në Bosnjë Hercegovinë, përpara referendumit të caktuar më 25 shtator ku do të vendoset nëse Republika Serbe do të festojë ditën e entitetit më 9 janar, ditën kur më 1992 deklaroi shkëputje nga Bosnja. Gjykata Kushtetuese në Bosnjë vlerëson se kjo ditë feste është diskriminuese ndaj boshnjakëve dhe kroatëve të Bosnjës dhe ka thënë se referendumi është i jashtëligjshëm.

Gjithashtu, në tensionim të situatës thuhet se ka ndikuar edhe një deklaratë e Sefer Haliloviç, ish-komandant i kohës së luftës i ushtrisë boshnjake, kur ai kërcënoi me luftë nëse mbahet referendumi, duke e parë atë si hapin e parë të shkëputjes së Republikës Serbe nga Bosnjë dhe Hercegovina. “Pas referendumit, Marrëveshja e Dejtonit nuk është më e vlefshme,…, dhe pas kësaj Zoti na ndihmoftë”, kishte thënë Halilovic, i cili u pasua nga një reagim i fortë i politikanëve serbë. Një reagim i parë kishte ardhur nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili përmes një deklarate kishte thënë se Serbia “nuk do të lejojë shkatërrim apo sulm ushtarak” ndaj Republikës Serbe në Bosnjë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …