leoni

U mbajt mbledhja e IX e KPF-së në Suharekë

Në mbledhjen e IX ( nëntë )të KPF-së ( Komitetit për Politikë dhe Financa ) të komunës së Suharekës, është  diskutuar për këto pika:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e të hyrave e të dalave të buxhetit të Komunës së Suharekës për vitin 2017;

  3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e nismës së Kryetarit të Komunës së Suharekës për të hyrë në bashkëpunim ndër-kombëtar (binjakëzimit).

Për miratimin e të hyrave dhe të dalave  të buxhetit për vitin 2017,  fillimisht ka dhënë sqarime z.Bexhet Kuçi, drejtor për Ekonomi, Finanaca dhe Buxhet, kurse më pastaj edhe z. Nexhat Ramadani, drejtor  për Shërbime Publike dhe Emergjenc, i cili ka fol për projektet e Planifikuara veç e veç. Ndërsa kryetari i Komunës së Suharekës z.Sali Asllanaj, sa i përket kësaj pike ka thënë se: “ Listën e projekteve kapitale e kemi përpilua në bazë të kërkesave të qytetarëve që na kanë arritur dhe debateve publike që kemi mbajtur, pastaj kemi mbajt edhe dy takime me shefat e grupeve partiake të Asamblesë, me të cilët jemi konsultuar rreth Listës dhe unë mendojë se buxheti që është paraparë është buxhet apolitkë” është shprehur kryetari Asllanaj.

Në vazhdim të takimit të gjithë  anëtarët që ishin prezentë, për veç njërit kanë votuar pro për të dal në Asamblenë e ardhshme nisma e kryetarit Asllanaj për binjakëzimin e kësaj Komune me një Komunë të Turqisë.

Kontrolloni gjithashtu

Retkoceri: Komuna e Prishtinës kundëligjshëm po i kërcënon qytetarët me përmbarim për faturat e mbeturinave

Përplasjet mes Komunës së Prishtinës dhe kompanisë “Pastrimi” për pagesat e mbeturinave po zgjasin prej …