Asfaltohet një rrugë në lagjen “Arbëria” në qytetin e Klinës

Investimet në infrastrukturën rrugore në qytetin e Klinës nuk kanë të ndalur. Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota me bashkëpunëtorë, kanë përcjellë nga afër fillimin e punimeve në asfaltimin e rrugës në lagjen “ Arbëria” në qytetin e Klinës.

Banorët janë gëzuar për këtë projekt dhe kanë falënderuar Kryetarin e Komunës për angazhimin e treguar. Me asfaltimin e kësaj rruge po bëhet realitet edhe një premtim i kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, i cili në ceremoninë përuruese të fillimit të punimeve i ka uruar banorët për rrugën.

Në qytetin e Klinës janë duke u realizuar edhe shumë projekte tjera në infrastrukturën rrugore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …