leoni

Jakup Krasniqi

Krasniqi: Jemi popull i vogël për t’i pasur dy shtete, dy Kuvende, dy ushtri e Qeveri

Në një emision për  RTV Dukagjinin, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka folur për çështjen e bashkimit të trojeve shqiptare. Ai ka thënë që bashkimi i trojeve shqiptare ka qenë qëllimi i secilit, mirëpo tani është koha kur dy shtetet shqiptare duhet të konsolidohen fillimisht si shtete të së drejtës. “Ne jemi popull i vogël me pak pasuri për t’i pasur dy shtete, dy parlamente, dy ushtri e shumëçka tjetër”, ka thënë Krasniqi, i cili përkrah bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë në një shtet të vetëm. “Gjatë gjithë këtyre viteve Kosova dhe Shqipëria nuk kanë pasur vullnet që të bashkohen në disa sfera të rëndësishme, si në ekonomi apo arsim, para se ato të bashkohen në diplomaci. I pyetur se si i sheh ai takimet ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku Rama flet në emër të shtetit të Kosovës, Krasniqi ka thënë se “jo vetëm Edi Rama, por asnjë nga politikanët shqiptarë nuk duhet të mendojnë që t’i forcojnë pozitat e tyre personale, por të vendit dhe të kombit në përgjithësi”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …