Sot është Dita Ndërkombëtare për Personat e Shurdhër. Ashtu sikur nëpër vende të tjera, edhe në vendin tonë do të mbahen aktivitete të ndryshme. Me këtë rast, Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me Shoqatën e Personave të Shurdhër do të organizojnë konferencë për media, ku do të diskutohet mbi progresin në këtë proces si dhe sfidat e tjera që kanë personat e shurdhër në realizimin e të drejtave të tyre. Republika e Kosovës këtë vit ka jetësuar me sukses të drejtën e qytetarëve të shurdhër për të marr shërbime në gjuhën e shenjave sipas nevojave të tyre në të gjitha institucionet publike në vend. Për më tepër ky vendim e ka pozicionuar Republikën e Kosovës në një ndër vendet e para në Ballkan që ka marrë këtë hap, dhe që përbën një shembull pozitiv për vendet e rajonit dhe më tej”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …